Mëngjesi i sotëm ka nisur me një sërë aksidentesh. Në rrugën Levan-Tepelenë, një makinë ka përplasur për vdekje një këmbësor në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Cakranit”.
Uniformat blu njoftojnë se viktima është një 75-vjeçar, banues në Cakran, Fier.
Ndërkohë shoferi i makinës tip “Jeep” është shoqëruara në komisariat. Mësohet se drejtuesi i mjetit është 49-vjeç, banues në Kosovë.
Njoftimi i policisë
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Cakranit” shtetasi F. M., 49 vjeç, banues në Kosovë, duke drejtuar automjetin tip “Jeep”, ka aksidentuar me pasojë vdekjen, shtetasin H. R., 75 vjeç, banues në Cakran, Fier.
U shoqërua në Komisariat drejtuesi i mjetit dhe po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.