Sapo Edi Rama e shkarkoi, Gledis Nano është larguar nga zyra e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Kamerat e kapën duke hipur në makinën e tij, teksa përshëndet me dorë mediat.
“Shkarkimi lidhet me mos-përmbushjen e objektivave që i ishin caktuar Drejtorit të Përgjithshëm dhe kryesisht me situatën e ditëve të fundit” tha ministri Çuçi.
Për momentin detyrat e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, do i ushtrojë nën-Drejtori i Përgjithshëm, Tonin Vocaj.