Ministrja e Energjisë, Belinda Balluku tha sot se ende nuk është marrë vendimi për fashën zyrtare që do të jetë mburojë për konsumin e energjisë.
Paraprakisht është diskutuar që të jetë 800 kWh dhe mbi këtë kufi të paguhet me çmimin e tregut. Vendimi pritet që të merret në tetor.
“Është bërë studimi konkret dhe se sa familje preken dhe sa do jetë ky çmim. Synojmë të mos prekim çmimin e tregut.
Mbrëmë në orën 20:00 çmimi në bursën hungareze që i referohemi arriti në 1040 euro për MWh.
Mund ta llogarisni vetë sesa është kilovati për orë dhe nëse do ti ekspozonim qytetarët tanë përballë këtyre çmimeve do të ishte e pamundur.
Megjithatë fasha 800 kWh ka disa propozime nga Operatori i Shpërndarjes dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Do të diskutohen nga Këshilli i Ministrave për t’u zgjedhur ajo që do të jetë më e mirë edhe për të optimizuar financat e sektorit.
Por edhe për të diferencuar mburojën sociale që i japim qytetarit për nevojat që një familje sa i përket energjisë elektrike.
Pastaj ata qytetarë që vendosin të shpenzojnë më shumë por që mbetet në diskrecionin e tyre për të paguar një çmim më të lartë”, tha Balluku.