-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kush do të paguajë më shumë? Balluku: Vendimi për rritjen e çmimit të energjisë

Kryesoret

Ministrja e Energjisë, Belinda Balluku tha sot se ende nuk është marrë vendimi për fashën zyrtare që do të jetë mburojë për konsumin e energjisë.

Paraprakisht është diskutuar që të jetë 800 kWh dhe mbi këtë kufi të paguhet me çmimin e tregut. Vendimi pritet që të merret në tetor.

Është bërë studimi konkret dhe se sa familje preken dhe sa do jetë ky çmim. Synojmë të mos prekim çmimin e tregut.

Mbrëmë në orën 20:00 çmimi në bursën hungareze që i referohemi arriti në 1040 euro për MWh.

Mund ta llogarisni vetë sesa është kilovati për orë dhe nëse do ti ekspozonim qytetarët tanë përballë këtyre çmimeve do të ishte e pamundur.

Megjithatë fasha 800 kWh ka disa propozime nga Operatori i Shpërndarjes dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Do të diskutohen nga Këshilli i Ministrave për t’u zgjedhur ajo që do të jetë më e mirë edhe për të optimizuar financat e sektorit.

Por edhe për të diferencuar mburojën sociale që i japim qytetarit për nevojat që një familje sa i përket energjisë elektrike.

Pastaj ata qytetarë që vendosin të shpenzojnë më shumë por që mbetet në diskrecionin e tyre për të paguar një çmim më të lartë”, tha Balluku.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit