-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lajme të mira për vizat, Sllovenia premton përkrahje për Kosovën

Kryesoret

Çekia do të shtyjë përpara agjendën e Ballkanit Perëndimor përgjatë kohës sa do të kryesojë presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian.

Ambasadorja e Çekisë në Sarajevë, Ivana Hlasova  ka thënë se një nga çështjet për të cilën do të bëjnë përpjekje për të lëvizur përpara është edhe liberalizimi i vizave për Kosovën, raporton Euractiv.

“Këtij vendi iu vendosen kushte dhe i plotësoi disa vite më parë, siç e konfirmoi Komisioni Evropian në atë kohë. Megjithatë, kërkesa për pajisje me viza nuk është hequr ende. Kjo është një çështje e qartë për ne dhe ne do të përpiqemi ta çojmë përpara aq sa mundemi”, ka thënë Hlasova.

Plane të tjera çeke tashmë po marrin formë, me Francën që gjeti një mënyrë për të zhbllokuar mosmarrëveshjen midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Kjo i hap rrugë fillimit të bisedimeve të zgjerimit për këtë të fundit dhe Shqipërinë.

Mosmarrëveshjet dypalëshe mes vendeve të Ballkanit Perëndimor janë diçka që Republika Çeke dëshiron të eliminojë nga procesi i zgjerimit të BE-së, ka deklaruar Hlavsova.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit