Kryeministri Edi Rama shkarkoi sot Gledis Nanon nga posti i drejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetit.
Në vendin e tij u komandua Tonin Vocaj. Bledi Çuçi tha se pas pak ditësh do të zbulohet emri i ri i drejtorit të policisë së shtetit. Në media janë lakuar shumë emra.
Por lëvizja e dytë e qeverisë duke shkarkuar Ardi Veliun nga posti i zv/ ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë “hapi letrat”.
Muhamet Rrumbullaku është aktualisht kreu i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, por edhe emri më i përfolur si pasues i Gledis Nanos.
Nëse ky skenar ndodh, atëherë në vendin e tij, pritet që të rikthehet në policinë e shtetit, Ardi Veliu, i njohur si “kambalja”.
Ai ka qenë drejtori i policisë së shtetit përpara Nanos, por tashmë pritet që të rikthehet sërish, tani te AMP-ja.