Mikhail Gorbachev, mund të përshkruhet ndryshe si një ndër figurat më të mëdha politike të shekullit XX-ë.
Ai ndërroi jetë ditën e djshme në moshën 91-vjeçare.
Menjeherë pas lajmit të vdekjes së tij, nisën ngushëllimet nga liderit botëror, të cilët e kanë vlerësuar si një figure të lartë politike
Për të, menjëherë pas bërjes publike të lajmit, nisën uratat e liderëve të ndryshëm botërorë, të cilët e kanë vlerësuar gjithnjë si të lartë figurën e Gorbachev-it.
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka qenë ndër të parët, i cili ka reaguar mbi shuarjen e Gorbachev.
“Një njeri me vizion mbresëlënës”, shkroi Biden pas ndarjes nga jeta të Gorbachev-it,
Sipas Biden, këto janë akte të lideri të rrallë, me një imagjinatë për një të ardhme të ndryshme dhe me kurajën për të rrezikuar gjithë karrierën e tij politike, për ta arritur këtë të ardhme.
Antonio Guterres, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, nga ana tjetër, shkroi se Gorbachev ishte një burrështetas, i cili ndryshoi kursin e historisë.
Kryeministri në detyrë i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, reagoi po ashtu.
“Gjithmonë do ta admironte kurajën dhe integritetin e ish-liderit sovjetik, i cili i dha fund pa gjakderdhje Luftës së Ftohtë”.
Ursula von der Leyen, shkroi se “trashëgimia e Gorbachev është e vetme në llojin e saj”. Kjo, pasi i hapi rrugë një Evrope të lirë.
Si një “burrë i paqes”, e përshkroi nga ana tjetër kreu i Elyseesë, Emmanuel Macron, duke shtuar se angazhimi për paqe i Gorbachev-it, i hapa një shteg lirie rusëve.
Gjithë këto elozhe evropiane gjithsesi, nuk përputhen me atë çfarë mendohet brenda kufijve rusë për ish-shtetarin e lartë.
“Ngushëllimet më të ndjera”.
Ky ishte komenti i vetëm i presidentit rus, Vladimir Putin, mbi ndarjen nga jeta të Gorbachev.