Tirana u trondit pasditen e së martës kur dy persona, burrë e grua, u ekzekutuan në zonën e njohur si “Myslym Shyri” në Tiranë.
Pas rreth 2 orësh nga krimi i rëndë, policia bëri të ditur se vuri në pranga Arsen (Hamza) Muskurti.
Ai dyshohet se qëlloi me armë zjarri ndaj vëllait dhe kunatës së tij.
Por si nisën konfliktet?
Mësohet se vëllezërit Muskurti kishin hapur një biznes bashkë disa vite më parë.
Për arsye se nuk merreshin vesh me ndarjen e të ardhurave kanë vendosur që të vijnë rrugëtimin e biznesit veç e veç.
Kështu, Nora dhe Alban Muskurti vijuan me kompaninë e udhëtimeve “NOOR”, e specializuar për dërgimin e besimtarëve myslimanë në Meke dhe Medinë.
Ndërkohë që pas Arsen (Hamza) Muskurti hapi një kompani udhëtimi të veten duke bërë të njëjtën gjë.
Krahas kësaj, Arsen (Hamza) Muskurti hapi edhe një dyqan për shitjen e produkteve kozmetike përballë në rrugën e Kavajës.
Kulmi arriti kur në rrjetet sociale u hapen disa profile në rrjetin social Facebook.
Ata hidhnin akuza të forta në lidhje me Arsen Muskurtin për marrëdhënie jashtëmartesore me gra të tjera.
Hamza Muskurti akuzonte kunatën e tij, Nora për hapjen e këtij profili.
Arsen Muskurti i arsyetonte këto akuza me argumentin se ai ishte i martuar me ato gra.
Në këtë marrëdhënie nuk kishte asgjë problematike për aq kohë sa çdo gjë ishte miratuar edhe nga bashkëshortja e ligjshme dhe kishin bërë “nikahun” (riti i martesës sipas myslimanëve).
Kulmi arriti pasditen e së martës, kur Arsen Muskurti i mori jetën vëllait dhe kunatës së tij. Mësohet se pas arrestimit, ai nuk ka shprehur pendesë, duke thënë se ata e meritonin.