Kryeministri i Shqipërisë po zhvillon një bisedë me qytetarët për rikthimin e basteve sportive.
Kjo është kërkuar nga kë nga federatat sportive për problematikën e basteve online në të zezë dhe propozimin për formalizimin e tyre, 4 vite pas operacionit “Fundi i marrëzisë” që mbylli loto-sportet dhe pikat e basteve.
‘E vërteta është se kjo ftesë për ta bërë këtë dëgjesë publike është rezultat i një presioni pozitiv që vazhdon prej shumë muajsh nga mana juaj që publikisht keni përsëritur, në drejtim të qeverisë kërkesën për të konsideruar formalizmin e basteve sportive. Ne e kemi ndjekur këtë debat që ju keni hapur, Ministrja e Arsimit dhe Sportit ka bërë dhe komunikime me ju për të dëgjuar nga afër shqetësimin por edhe pretendimet tuaja. Padyshim që këtu bëhet fjalë për një sasi potenciale të ardhurash që do të ishin shumë të vlefshme për sportin, qoftë për Federatat e Supersportit qoftë për shqiptare të futbollit. Por kemi një kontekst që duhet kuptuar.
Ishte një debat me pro dhe kundra ndaj nesh ishte një debat edhe me partnerët që ne e bëmë këtë vendimmarrje na këshillonin që këtë pjesë që ta konsideronim si vendimmarrje jashtë të përgjithshmes. Por, situata në atë moment ishte e tillë.
Dhe, kjo periudhë kohe na ka dhënë mundësi të shohim të dyja anët e medaljes, anët pozitivë dhe negativë, lulëzimit të këtij aktiviteti online në të zeze.
Ku policia e shtetit, bashkë me ne dhe zv drejtori policisë së shtetit i cili në detyrën e mëparshme ka mbuluar edhe këtë pjesë. Një përpjekje që ka pasur rezultate dhe vështirësitë e veta”, tha Rama.