-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Negociatat, Roth në Shkup: Ndryshimet kushtetuese shpejtojnë rrugën drejt BE-së

Kryesoret

Deputeti gjerman, Michael Roth, i ka bërë thirrje Maqedonisë së Veriut që të miratojë ndryshimet kushtetuese. Kjo për të përshpejtuar procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Roth, kryetar i Komisionit për Politikë të Jashtme në Bundestagun gjerman, i ka bërë këto deklarata pas një vizite që ka realizuar më 31 gusht në Shkup.

Ndryshimet e Kushtetutës, me të cilat pakica bullgare në Maqedoninë e Veriut do të njihej si popull shtetformues, janë pjesë e dokumentit të njohur si “propozimi francez”.

Ky propozim i ka hapur rrugë fillimit formal të negociatave të anëtarësimit midis Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, në muajin korrik.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit