Një ngjarje e rëndë është shënuar në Selanik, në Greqi. Edukatorja e një kopshti është përplasur për vdekje nga një motor, ditën e festës së beqarisë.
Ajo do të martohej të shtunën.
Motori drejtohej nga një shtetas shqiptar 20 vjeç e ka tërhequr zvarrë dhe më pas e ka braktisur atë në vendngjarje. Ai u arrestua disa momente më vonë gjatë një tjetër aksidenti në trafik.
Fatkeqësisht, 27-vjeçarja nuk mundi të mbijetonte dhe iu nënshtrua plagëve të marra, duke shkaktuar pikëllimin e familjes, partnerit, miqve dhe kolegëve të saj.