Prej pasdites së djeshme deri në mëngjesin e sotëm katër persona kanë vdekur në Tiranë.
Dje vëllai ekzekutoi vëllanë dhe kunatën pas sherrit për biznesin në rrugën “Islam Alla”.
Autori është Arsen Muskurti dhe u arrestua dy orë pas ngjarjes.
Biznesmeni me armën në brez pasdite shkoi te agjencia e vëllait dhe pas konfliktit e qëlloi çiftin për vdekje duke lënë tre fëmijë jetimë.
Sot u shënuan dy aksidente me dy të vdekur. Fillimisht në Kombinat një makinë “fluturoi” nga rruga duke hyrë në oborrin e një shtëpi.
Goditja ishte fatale për 25-vjeçaren, që humbi jetën në vend. Ajo ishte me fëmijët në oborr.
Një orë më pas një tjetër aksident i mori jetën një të riu pranë TEG-ut.