Ilir Meta, kreu i Partisë së Lirisë, e ka quajtur kokë turku shkarkimin nga detyra e drejtorit të policisë së shtetit, Gledis Nano.
Meta e quajti shkarkimin e Nanos si kokë turku.
“Është e qartë se u bë edhe një kokë turku e radhës, i cili 10 muaj më parë u promovua me shumë entuziazëm dhe vlerësime, si një prurje e re cilësore dhe shpresëdhënëse.
S’ka naiv në vend se drejtori i policisë deri dje apo që prej momentin që Rama është bërë kryeministër, drejtori dhe performanca e tij ka qenë problemi i kriminalitetit, i sigurisë. Njëkohësisht dhe as edhe thjesht ministrat, të cilat edhe ata janë bërë kokë turku.
Situata e rendit ka ardhur vetëm duke u rënduar. Lidhjet e bandave janë drejtpërdrejta me kryeministrin”, tha Meta.