-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Jennifer Lopez flet për veten: Vetëbesimi është shumë i rëndësishëm për mua

Kryesoret

Jennifer Lopez ka treguar në një intervistë për atë që vesh kur del nga shtëpia, duke thënë së ajo që vesh është “gjendja e saj shpirtërore e momentin” e që është pjesë e “vetë-shprehjes” së saj

“Besimi është shumë i rëndësishëm për mua”, ka thënë ndër të tjera aktorja dhe këngëtarja 53 vjeçare.

Jennifer Lopez vazhdon të duket bukur sa herë që largohet nga shtëpia e saj pavarësisht a vesh ndonjë fustan të dizajnuar enkas për të nga stilisti apo kur vishet thjesht për të bërë ushtrimet ditore të zakonshme.

Duket se ylli i “Marry Me”  çdo lëvizje e bën në mënyrë shumë të kalkuluar dhe si thotë ajo kjo është pjesë e “shprehjes së vetvetes dhe besimit” që është shumë i rëndësishëm për të.

Gruaja e re e Ben Aflleck i ka bërë këto komente për revistën “Haper’s Bazaar” teksa ka punuar me Dolce & Gabbana në linjën e tyre të syzeve të diellit bashkë me modelin britanik David Gandy.

Këngëtarja e hitit “On the Floor”, ka thënë se të veshës syzet e duhur i jep edhe asaj një lloj vetbesimi”.

“Syzet e diellit kanë qenë gjithmonë të rëndësishme për pjesën e gardërobës time. Me pëlqejnë sepse shumë lehtë ua ndërrojnë humorin me t’i vënë në sy”, ka thënë ajo.

“Vet-besimi dhe vetë-shprehja janë shumë të rëndësishme për mua dhe kjo ndjenjë e fuqishme ju vjen gjithmonë kur pjesë të stilit tuaj i keni një palë syze të bukura”, tha tutje ylli i “Halftime”. 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit