-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Palestinezët e burgosur në Izrael pritet të nisin grevë urie

Kryesoret

Rreth 1.000 palestinezë të burgosur në Izrael pritet të nisin grevë urie, si shenjë proteste për kushtet në këto institucione, kanë thënë mediat palestineze.

Ky vendim është marrë pasi Izraeli ka rritur kufizimet, pas ikjes së gjashtë personave nga burgu në shtator të vitit të kaluar.

Të mërkurën, një i burgosur i profilit të lartë, i ka dhënë fund grevës gjashtëmujore të urisë, pas një marrëveshjeje me autoritetet.

Sipas zyrtarëve palestinezë, rreth 4.500 palestinezë janë duke u mbajtur në burgjet izraelite.

Rreth 700 prej tyre nuk janë të akuzuar, por mbahen sipas atij që njihet si ndalim administrativ.

Izraeli ka thënë se kjo masë është e nevojshme për të garantuar siguri, mirëpo grupet për liri civile besojnë se këto praktika shkelin të drejtat e njeriut.

Udhëheqësi i Komitetit për të burgosur në Autoritetin Palestinez, ka thënë se edhe 1.000 të burgosur tjerë do t’i bashkohen grevës nëse nuk plotësohen kërkesat e të burgosurve.

Palestinezët e burgosur kanë mbajtur shpesh greva urie, apo kanë kërcënuar se do t’i mbajnë ato, si mënyrë për t’iu bërë presion autoriteteve izraelite që të përmirësojnë kushtet në burgje.

Çështja e palestinezëve të mbajtur nga Izraeli është një prej temave që bashkon shoqërinë palestineze, pavarësisht dallimeve politike.

Palestinezët i konsiderojnë të ndaluarit si të burgosur politikë.

Shumë prej tyre janë dënuar nga Izraeli për kryerje të krimeve të sigurisë, përfshirë terrorizmin dhe vrasjen./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit