Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është futur në një kurs përplasje me qeverinë bullgare pas akuzave për bllokim të negociatave.
Sot, Sali Berisha i kërkoi Bullgarisë ta hedhin Ramën në gjyq dhe t’i kërkojnë testin e drogës. Gjithashtu, rivalit të tij politik i kujtoi një personazh të vjetër të Tiranës.
“Bullgaria është një vend mik, anëtar i NATO-s dhe BE. E sulmon brutalisht. Ju jeni të rinj. Edi Paloka edhe mund ta mbajë mend.
Në Tiranë ka qenë një personazh që quhej Saçi, kalonte rrugëve, ju garantoj se do ta përfaqësonte Shqipërisë shumë herë me më shumë dinjitet sesa Rama.
I bëj thirrje Bullgarisë ta hedhë Ramën në gjyq për shpifje. Thirrja e dytë është ti kërkojnë testin e drogës” tha Berisha.