-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha miraton Kodin Elektoral të PD-së: Rruga për zgjedhjen e kandidatëve

Kryesoret

Në mbledhjen e sotme, kryesia e PD-së, miratoi Kodin Elektoral të partisë që përcakton rregullat për zgjedhjen e kandidatëve për kryetarë bashkie.

Kryetari Sali Berisha tha se forca që drejton ka nisur fushatën për zgjedhjet. Qëllimi kryesor, tha ai, është thirrja e “trurit” për të bërë programin qeverisës.

“Ne kemi edhe momentin e fillimit të fushatës për zgjedhjet lokale. Imagjinoni ju çfarë rëndësie jetike kanë procedurat demokratike që bëjmë ne në një shtet mafioz, ku vota po zhduket.

Primaret dhe procedura janë dritë shprese për demokracinë dhe shqiptarët. Kandidatët të zgjidhen me votë të lirë.

Grupi i punës për këtë qëllim po punon dhe përfundon kodin elektoral të PD-së, që do të përdoret për procedurat zgjedhore brenda PD-së.

Do të tërheqim mendjen më të ndritura të fushave të ndryshme, që së bashku me ekselencën në diasporë dhe emigracion që të t’i japin PD-së, programin më të shkëlqyer.

Është punuar për një strukturë bazë që do ta miratojmë në këtë mbledhje” tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit