Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të enjteje në fshatin Goraj në Kuçovë.
Një 20-vjeçar ka humbur kontrollin e automjetit dhe është përplasur me bordurën.
Për pasojë ka humbur jetën një 46-vjeçare e cila po udhëtonte si pasagjere në motoçikletë.
20-vjeçari Leonard Pasho humbi drejtimin e motorit e u përplas, humb jetën nëna, Natasha Pasho.
Njoftimi i policisë
Ne rrugën rurale të fshatit Goraj, Perondi, shtetasi L.P., 20 vjeç, duke drejtuar një motomjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurat e rrugës.
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën, pasagjerja në motomjet shtetasja M.P., 46 vjeçe. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.