Një operacion i madh është zhvilluar nga policia italiane ndaj organizatës mafioze Ndrangheta.
Policia italiane ka lëshuar rreth 200 urdhër-arreste. Mes personave të përfshirë është edhe kryebashkiaku i Rendes, avokati Marcello Manna, i cili është gjithashtu president i Anci (Asociacionit të Komunave Italiane) të Kalabrisë.
Për momentin nuk dihet se cili është fakti i pretenduar për Mannën dhe nëse i referohet veprimtarisë së tij si drejtor apo profesionist.
Në kuadër të operacionit është bërë edhe sekuestrimi i pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme për një vlerë prej 72 milionë eurosh, raportojnë mediat italiane.