Gjashtë shqiptarë janë arrestuar në Greqi pasi kanë mbjellë lëndë narkotike.
Policia greke ka sekuestruar një plantacion me 2100 rrënjë kanabis në periferi të Athinës.
Mediat greke raportojnë se në pranga kanë rënë 6 shtetas shqiptarë, 5 meshkuj të moshave 24-45 vjeç dhe një femër 41 vjeç.
Mësohet se organizata e shqiptarëve kishte degë në të gjithë Greqinë, ku shpërndante lëndën narkotike.
Për gjetjen e lëndës narkotike u përdorën qentë anti drogë, ndërsa forca të shumta policie u përdorën për rrethimin e zonës pasi trafikantët kishin instaluar sisteme kamerash dhe sistme alarmi në gjithë zonën.
Të arrestuarit do të dërgohen në gjykatë për masë sigurie.