Kryesia e PD-së me propozim të Sali Berishës miratoi sot kryetarët e Grupeve të Punës që do të drejtojnë dhe ndjekin në bazë aksionin politik të Partisë Demokratike.
Lëvizja më e bujshme është ajo e Jozefina Topallit, që nga Shkodra është dërguar në Lezhë.
Kryeqendra e veriut i është lënë kryetarit të bashkisë, Bardh Spahia. Dibra dhe Berati u janë besuar Tomor Alizotit dhe Xhelal Mziut, që kaluan nga Alibeaj te Berisha.
Degët e tjera nuk kanë pasur shumë surpriza duke pasur thuajse të njëjtët drejtues që ishin në kohën e Lulzim Bashës.
LISTA
Qarku Kukës – Isuf Çela.
Qarku Dibër – Xhelal Mziu.
Qarku Shkodër – Bardh Spahia.
Qarku Lezhë – Jozefina Topalli.
Qarku Durrës – Oerd Bylykbashi.
Qarku Vlorë – Bujar Leskaj.
Qarku Elbasan – Luçiano Boçi.
Qarku Fier – Luan Baçi.
Qarku Berat – Tomor Alizoti.
Qarku Korçë- Edmond Spaho.
Qarku Gjirokastër- Tritan Shehu
Qarku Tiranë i ndarë në 5 zona.
Zona 1 – Kryetar Grupi Edi Paloka dhe përfshin degët 1, 2, 3, 4
Zona 2 – Kryetar Grupi Agron Shehaj dhe përfshin degët 5,7,12
Zona 3 – Kryetar Grupi Belind Këlliçi dhe përfshin degët 6,13,14,15,16
Zona 4 – Kryetare Grupi Albana Vokshi dhe përfshin deget 8, 9,10,11.
Zona 5 – Kryetar Grupi Flamur Noka dhe përfshin degët, Kamëz, Paskuqan, Vorë, Kavajë dhe Rrogozhinë