-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Unifikimi i Abetares, ministrja: Do të fshijë kufijtë mes shqiptarëve

Kryesoret

Në Gjakova është përuruar abetarja e përbashkët Shqipëri-Kosovë, ku të pranishëm ishin kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, por edhe ministrja e Arsimit të Shqipërisë, Evis Kushi.

Në fjalën e saj, Kushi tha se shume kanë qenë skeptike për këtë nismë, por që ia dolën ta realizojnë. Ajo tha se kjo është një ditë historike dhe se kjo abetare do të fshijë kufijtë mes dy vendeve.

Kushi u shpreh krenare për gjuhën shqipe, për të cilën tha se tani po mësohet jo vetëm në Kosove dhe në Shqipëri, por edhe në shumë universitete të tjera të botës.

“Shumë njerëz ishin skeptike, që ne do ta realizonim këtë nismë. Jo thjesht një abetare të re, por një abetare cilësore  dhe që reflekton të gjitha shqetësimet.

Kur ka bashkëpunim asgjë nuk është e pamundur. Kjo abetare do të fshijë kufijtë mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Ky është libri që do ta na bashkojë më shumë dhe forcojë më shumë dashurinë për njëri-tjetrin. Jemi një komb dhe kemi një gjuhë.

Edhe Faik Konica ka thënë e vetmja lidhje që i ka mbajtur të lidhur shqiptarët ka qenë gjuha shqiptare.

Për ne nuk ka krenari më të madhe sesa gjuha shqipe.

Sa shumë histori me shkronjat shqipe. Ne kemi organizuar një ekspozitë me të gjitha abetaret, më shumë se 100 abetare.

Unë jam krenare që gjuha shqipe mësohet jo vetëm në Shqipëri dhe Kosovë, por edhe në Universitetet më prestigjioze në botë. Së fundmi gjuha shqipe do të mësohet në Universitetin e Harvardit”, tha Kushi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit