-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrau vëllanë dhe kunatën, biznesmeni: I kallëzova 7 herë! Më bënin shantazh

Kryesoret

Nuk kishte asnjë dyshim dhe surprizë. Gjykata e Tiranës vendosi sot masën arrest me burg pa afat për Arsen Muskurtin.

I njohur edhe me emrin Hamza, ai dy ditë më parë vrau vëllanë dhe kunatën pas sherrit që nisi për pronësinë e agjencisë turistike.

Sot në gjyq ai tha se kishte bërë 7 kallëzime për vëllanë dhe kunatën. Të fundit, ditën e vrasje.

“Kam bërë shtatë kallëzime për vëllanë dhe kunatën. Ata më shantazhonin dhe për këtë arsye kërkova mbrojtje.

Armën e kam pasur me leje. Kallëzimin e fundit e kam bërë ditën e vrasjes”, tha autori i vrasjes së Dritan dhe Nora Meskurtit.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Islam Alla” rreth orës 16:45 minuta në një agjenci udhëtimesh.

Viktimat janë Dritan dhe Nora Muskurti 44 vjeç dhe 33 vjeçe. Çifti Muskurti ishin prindër të 3 fëmijëve.

Kamerat e sigurisë filmuan Arsen Muskurtin teksa hyn në dyqan, qëndron brenda 20 sekonda e del i qetë pasi i ka vrarë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit