Një tjetër vrasje tronditje sot Shkodrën. Ismet Çekorja u ekzekutua teksa po ecte në këmbë pranë shtëpi në lagjen “Kiras”. Ai u ekzekutua me 7 plumba.
Policia rrethoi vendin e ngjarjes ku kanë mbetur shapkat e viktimës. Ai u dërgua me shpejtësi në spital, por nuk mundi të mbijetonte. Shkak dyshohet hakmarrja.
Djali i viktimës, Bajram Çekorja dyshohet se është autori i atentatit të Alban Bruçit mbrëmjen e 25 gushtit, i cili u qëllua me 19 plumba por arriti që të shpëtojë pa u plagosur.
25 vjeçari shkoi vetë në polici dhe bëri një kallëzim për këtë atentat, për të cilin policia ka shpallur në kërkim 24-vjeçarin Bajram Çekorja dhe një person tjetër.
Nuk dihet ende nëse vrasja e 58 vjeçarit ka lidhje me atentatit nga 25-vjeçarit Bruçi, apo ka të bëjë me konflikte të tjera të mëparshme të familjes Çekorja.
Shpresa e policisë për të shkuar te autorët janë kamerat e sigurisë së bizneseve të zonës.