Pasi kanë përfunduar kandidaturat në nivelet të strukturave të partisë, në Lëvizjën Vetëvendosje është hapur fushata për kryetar të partisë.
Teknikisht, lideri i padiskutueshëm i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, mund të sfidohet për këtë post.
Partia e tij ka hapur fushatën e zgjedhjeve të brendshme për kryetar/e, ndërsa LV-ja njofton se afati për kandidim është mbyllur më 23 gusht.
Në zgjedhjet e fundit të brendshme që i ka pasur kjo parti, Kurti nuk ka pasur asnjë kundëkandidat dhe u bë kryetar me mbështetje absolute.
Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LV-së, që u mbajt të dielën, Kurti në një fjalim të gjatë të tij, ndër të tjera, tha se partia e tij është më demokratikja në Kosovë dhe se ajo i ka motivuar të tjerat për ndryshim.
Në Lëvizjen Vetëvendosje janë eleminuar konfliktet për kryetar të partisë, prej kur një pjesë e zyrtarëve të lartë të saj, përfshirë Dardan Molliqajn, Aida Dërgutin, Dardan Sejdiun, etj., u larguan nga partia.