Sali Berisha ditën e sotme në një konferencë për mediat bëri një denoncim të fortë. Ai tha se Jeton Lami, agjenti i policisë që shëtiste Ervis Martianjn para se të arrestohej takoi Gledis Nanon.
Sipas Berishës, Lami i tha Nanos para se të shkarkohej se Martinaj i jepte 30 mijë euro cdo muaj Ardi Veliut.
“Nuk kam ndonjë respekt për Gledis Nanon se u zgjodh mbi kritere politike, por largimi i tij ishte politik, se u shkeli në kallo.
Thuhet se largimi i tij ka lidhje me kontejnerin që u la pesë javë në port derisa u vodh e gjithë kokaina.
Kjo e tërboi Edi Ramën. Thuhet se ky takoi Jetmir Ladën, i cili ndër të tjera i tha se Ardi Veliu paguhej 30 mijë euro në muaj nga Ervis Martini.
E sigurt është që fillimi është brenda familjes Rama. Atë nuk mund ta hiqte asnjë njeri tjetër përveç kryeministrit. Ministri nuk e heq dot.
Kështu ky u hoq për afera të Edi Ramës. Po pse, për Ardi Veliun e hoqi ai? E ka hequr për veten e tij, për familjen e tij” denoncoi Berisha.
Por kush është Jeton Lami?
Ai është njeriu kyç që i ka bërë xhiron e fundit Ervis Martinajt para zhdukjes. Ku e dorëzoi? Për këtë nuk ka folur.
Ai paguhej nga shteti që ta arrestonte, por dekonspironte aksionet duke e arratisur.