Ismet Çekorja u vra sot në Shkodër. Ai është babai i Bajram Çekorjes, një nga të akuzuarit kryesorë për atentatin ndaj Alban Bruçit të ndodhur në 25 gusht.
Bajram Çekorja është shpallur në kërkim, së bashku me Tonato Fushën, 20-vjeç djali i biznesmenit dhe ish-presidentit të Vllaznisë, Valter Fusha.
Alban Bruçi u qëllua me 19 plumba më 25 gusht në Shkodër, por arriti që të shpëtojë pa u plagosur.
25-vjeçari shkoi vetë në polici dhe bëri një kallëzim për këtë atentat për të cilin policia ka shpallur në kërkim dhe Tonato Fushën.