-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I “pafat” në dashuri, sapo ndahet nga e fejuara, ajo bëhet milionere, fiton llotarinë

Kryesoret

Daniel White ka treguar historinë e tij të dashurisë, e cila përfundoi në vitin 2016-të.

Ai, një lojtar i njohur regbije në Britani e njohu dashurinë e jetës së tij Courtney, kur ata ishin ende adoleshentë.

Megjithatë, pas dy vitesh lidhje, dashuria mori fund:

“Ishte një histori dashurie mes shkollës dhe adoleshencës që sapo ka përfunduar. Ne kishim interesa të ndryshme dhe miq të ndryshëm”, tha White.

Por dy vite më pas Daniel vendos të ndahet nga e fejuara e tij, me pretendimin se nuk ishte më i dashuruar, por pa e ditur s çfarë do t’i ndodhte disa muaj më pas.

Pikërisht 6 muaj pas ndarjes me të fejuarën Daniel dëgjon se motra e Courtney kishte fituar 61 milionë paund në lotarinë “EuroMillions” dhe kishte vendosur që këtë shumë ta ndante me gjithë familjen e saj.

“Edhe unë mund të kisha qenë atje. Telefoni im u çmend atë ditë. Më kanë shkruar shokët nëse fillova të qaja kur e mora vesh. Vura duart në kokë. Jam i lumtur për ta, por sigurisht ndjej se edhe unë mund të kem qenë pjesë e asaj fitoreje”, tha Danieli.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit