-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pakti për kartat e ID? Rama shënjestron Kosovën nga Beogradi: Po gabon

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama nga Beogradi sqaroi sot deklaratën e djeshme që u interpretua në media, si ndërhyrje e tij për paktin Kosovë-Serbi për kartat e identitetit.

Ai tha se kjo nuk ishte e vërtetë. Por pakti, shtoi ai, është në frymën e nismës së Ballkanit të Hapur, ku qytetarët lëvizin me karta identiteti.

Më tej, ai përsëriti se Kosova po gabon që nuk po bashkohet me nismën.

“Titujt nuk kanë lidhje me atë që thuhet. Nuk kam thënë asgjë të ngjashme, jo të njëjtë me atë që citove. Unë kam thënë gjë tjetër dje.

Që e përsëris edhe sot; që zgjidhja që iu tha një ngërçi të gjatë dhe përsëritur është një zgjidhje e kornizës së Ballkanit të Hapur.

Në sensin që të gjithë këtu, qarkullojmë me karta identiteti. Nëse Kosova nuk do të refuzonte, tërësisht në mënyrë të gabuar, kjo cështje do të ishte zgjidhur me kohë.

Nuk thash që këtë e ka zgjidhur kjo treshe, as që Shqipëria apo unë kemi luajtur ndonjë rol. Është kjo frymë dhe kjo rrugë.

Që janë sfondi edhe i asaj zgjidhje. Ia kam thënë edhe Vucic vec ka në këndvështrimin tim, konfirmuar qasjen e Vucic edhe tonën, si pjesë e kësaj nisme në raport me lëvizjen e njerëzve” tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit