-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vuçiç: Aseti që ka Shqipëria, kriza e energjisë dhe dimri i vështirë

Kryesoret

Presidenti Aleksandër Vuçiç u shpreh sot në samitin e Ballkanit të Hapur në Beograd se përballë krizës së energjisë këtë dimër, por edhe të ushqimeve, cdo gjë që do të ketë Serbia do ta ketë edhe Shqipëria me Maqedoninë. Ai foli për asetet e tre vendeve për të përballuar situatën.

Do u them disa të dhëna që tregojnë se po ecim përpara. Ka premtim nga BE që të ndihmohet për shkak të parave të shumta për të blerë energji.

Ne do të përpiqemi të kërkojmë ndihmën e tyre. Ndihma për të blerë sasitë e nevojshme do të jetë e shkëlqyer për të gjitha vendet tona.

Është një barrë edhe e tyre për të mbijetuar dimrit. Po të kishim një gazsjellës më të mirë për Maqedoninë do të kishim kapacitetet e nevojshme.

Jemi në këtë pikë në vështirësi në të dyja anët. Shqipëria ka qymyr guri, ne nuk e kemi. Do të shohim çfarë mund të bëhet.

Cdo vendim që mund të marrim për të ndaluar eksportet, kjo nuk do të referohet te vendet e nismës së Ballkanit të Hapur.

Cdo gjë që do të ketë Serbia, do të ketë edhe Shqipëria dhe Maqedonia” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit