-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama batuta dhe të qeshura me Vuçiç: Jemi vonë për drekën! Mos je xheloz

Kryesoret

Samiti i Ballkanit të Hapur në Beograd është mbyllur me buzëqeshje dhe batuta. Në fund të konferencës për mediat, presidentit Vuçiç u kërkoi miqve të nxitonin pasi ishin vonë për drekën.

“Përshëndes të gjithë miqtë, jemi vonë për drekën, kemi verë shumë të mirë. Duhet të kishte nisur më shumë se 40 minuta përpara” tha ai.

Por Rama ndërhyri për ta mbyllur ai konferencën me një tjetër batutë që shkonte për kryeministrin në detyrë të Malit të Zi.

“Kam parë pak kryeministra që kanë ndenjur në detyrë më shumë pasi kanë ikur. Kjo do të jetë edhe për Dritanin, ai do të thyejë këtë rekord. Sa më shumë do të kalojë koha, njerëzve do u vijnë keq që e kanë larguar. Ky solidaritet shqiptar ishte shumë i madh. Mos je xheloz” i tha ai Vuçiçit në fund duke qeshur.

Mbështetja erdhi, pasi Abazoviç mbështet Ballkanin e Hapur. “Unë jam kryeministri që marr vendime të vështira dhe jam krenar për këtë. Dhe nëse mbetem kryeministër do të marr vendime të vështira që na çon drejt kësaj që jemi sot. Nëse marrëveshja është që të jem kryeministër mirë, por edhe nëse jo vizioni im do të konfirmohet në një tjetër pozicion” tha ai.

Presidenti serb e falënderoi për marrëveshjen me kishën. “Pati kurajën të merrte disa vendime të rëndësishme. Në 100 ditët e qeverisjes së Abazovic mund të thotë shumë më tepër sesa ka bërë, në krahasim me paraardhësit për një dekadë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit