-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kryeministrja e Serbisë shkon në Kosovë

Kryesoret

Kryeministrja e Republikës së Serbisë, Ana Brnabiç, të hënën do të vijë për vizitë njëditore në Kosovë.

Media serbe shkruan se me këtë rast ajo do ta vizitojë Mitrovicën Veriore, Zveçanin dhe Leposaviqin.

Së bashku me kryeministren serbe, Kosovën do ta vizitojnë edhe drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovë, Petar Petkoviq dhe drejtori i Zyrës për IT dhe e-Qeverisje, Dr. Mihailo Jovanoviç.

Raportohet se kryeministrja serbe do ta nisë vizitën e saj të hënën në mëngjes me Mitrovicë, ku do të vizitojë qendrën e parë multimediale në veri të Kosovës dhe Akademinë Shpirtërore.

Pas kësaj është planifikuar një vizitë në manastirin e Banjskës në komunën e Zveçanit.

Në komunën e Leposaviqit, pasdite, Bërnabiç do të vizitojë familjen e vëllezërve Radosavljeviç, të cilët raportohet se janë zyrtarisht duke u zhvendosur në shtëpinë e re, të ndërtuar me mjete nga Qeveria e Republikës së Serbisë, përmes të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën.

Kryeministrja e Serbisë vizitën e saj në komunën e Leposaviqit do ta përmbyllë me një xhiro në një fermë familjare.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit