Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja mbi zhdukjen e biznesmenit shqiptar Dzani Topalli.
Babai i tre fëmijëve të është zhdukur në Rodos. Ai është biznesmen i njohur në fushën e ndërtimit.
Policia gjeti makinën e tij “Honda CRV4×4” me xhamat e hapur dhe pa çelësa në Kalythies në një pikë mermerësh pranë zonës.
Një dëshmitar ka parë makinën në vendngjarje që prej mëngjesit të së hënës.
Nga hetimet në kompaninë e celularëve u zbulua se celulari i tij ka pushuar së funksionuari në mbrëmjen e së dielës.
Po sipas mediave greke ai kishte filluar të mblidhte detyrimet që i kishin disa biznese.
Pikërisht dyshohet se zhdukja mund të lidhet me borxhet që i kishin.