-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

FOTO-Direkt nga Turqia, këto janë 40 super mjetet e reja për ushtrinë shqiptare

Kryesoret

Turqia ka dhuruar 40 automjete tip Fiat EGEA si dhe një autobus, për ushtrinë shqiptare.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, është shprehur se kjo është një ndihmë e madhe për FA dhe se trupat do të vazhdojnë të stërviten sëp bashku me ato turke.

Ai përmendi faktin se një numër i lartë studentësh shqiptarë janë diplomuar në akademitë ushtarake turke. Duke e cilësuar këtë një shtyllë të fortë të bashkëpunimit mes dy vendeve që prej vitit 1992. Po ashtu Ministri i Mbrojtjes vlerësoi ndihmën e dhënë edhe për emergjencat civile.

“Ne kemi qenë kudo ku ishte NATO dhe jemi të pranishëm sa herë që NATO është. Ne jemi krenarë që ndajmë barrën tonë në Aleancë. Është një sfidë për secilin prej nesh që të përballemi me një mjedis të tensionuar dhe të rrezikshëm sigurie. Përgatitja e modernizimit dhe zhvillimit të aftësive dhe kapaciteteve ushtarake duhet të jetë në fokusin tonë. Dhe mbështetja e aleatëve dhe partnerëve tanë të NATO-s është e pazëvendësueshme në këtë drejtim”, tha Peleshi.

Nga ana e tij ambasadori i Turqisë në Tiranë, Tayyar Kağan Atay tha se kjo ndihmë është një manifestim i qartë i marrëdhënieve vëllazërore mes Turqisë dhe Shqipërisë. “Ne e shikojmë Shqipërinë si një vend kyç për stabilitetin e sigurinë e Ballkanit dhe Evropës. Ne kemi mbështetur përpjekjet e Shqipërisë në rrugën e integrimit në BE dhe dhe dëshirojmë sinqerisht ta shohim atë si një anëtare të re të Unionit në përfundim të procesit”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit