-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kishin mbjellë një parcelë me rreth 3500 bimë kanabisi, arrestohen shqiptarët në Spanjë

Kryesoret

Agjentët e Gardës Civile në Galicia të Spanjës kanë arrestuar dy shqiptarë pasi janë kapur në një nga plantacionet më të mëdha të marijuanës që është gjetur vitet e fundit.

Agjentët u informuan për lëvizje të dyshimta të dy shqiptarëve që ndodheshin ilegalisht në Montes de Pedre. Me mbërritjen në zonën ku qëndronin shqiptarët zbuluan 2500 metra katrorë, me 3437 bimë kanabis të kultivuara. Shqiptarët u kapën me mjete pune në dorë nga agjentët dhe u akuzuan për trafik droge.

Ata jetonin në dy çadra që ishin ngjitur me plantacionin dhe kishin mjetet e nevojshme për të mbijetuar për një sezon të gjatë. Ata kishin një kuzhinë me sobë dhe shumë ushqime e pije. Ne tenda u gjet dokumentacioni personal i një shtetasi tjetër shqiptar, vendndodhja e të cilit nuk dihet ende.

Operacioni përfundoi me prerjen dhe peshimin e bimëve. Tashmë ato do të vihen në dispozicion të autoriteteve lokale, ndërsa të arrestuarit u transferuan në Gjykatën Hetimore numër tre të Pontevedra, e cila i la në burg. Aktualisht autoritetet janë vënë në kërkim të shqiptarit të tretë.

Mediat vendase shkruajnë se plantacioni me drogë ndodhej në një livadh në malin komunal të famullisë së Pedres në komunën Cerdedo-Cotobade.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit