Tetë persona janë shoqëruar në policinë e Shkodrës për t’u marrë në pyetje në lidhje me ekzekutimin mafioz të 58-vjeçarit Ismet Çekorja me 7 plumba.
Dëshmitarët kanë deklaruar se ishte një person me motor, me skafandër në kokë ai që qëlloi drejt tij në në lagjen “Guerrilë”.
“Erdhi me motor, u ndal, qëlloi dhe iku me shpejtësi” thanë dëshmitarët që ishin në vendin e ngjarjes.
Për shkak të skafandrës, është i pamundur identifikimi i autorit të ngjarjes.
Por blutë e Shkodrës kanë bërë edhe sekuestrimin e kamerave të tjera të sigurisë në segmente të tjera.
Dje në media u raportua se ishte një person që e thirri që të dilte dhe më pas e qëlluan.
Por po sipas dëshmitarëve Çekorja ka qenë disa metra larg banesës së tij pranë një dyqani të vogël duke konsumuar një birrë.
Mes personave që janë shoqëruar nga policia për të dhënë dëshmi është edhe 25-vjeçari Alban Bruçi së bashku me të atin e tij.
Policia në një nga pistat e hetimit ka atë të hakmarrjes dhe për këtë arsye ka thirrur për të dëshmuar edhe Alban Bruçin, i cili i shpëtoi atentatit mbrëmjen e 25 Gushtit.
Ishte djali i viktimës ai që dyshohet se qëlloi mbi Buçin.