-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mekaniku e vrau dhe i dogji trupin, gruaja e nxjerr zbuluar

Kryesoret

Një borxh prej tridhjetë mijë eurosh është motivi që ka shtyrë Davide Cristiano Mossali, një mekanik 53-vjeçar, të vrasë Nexhat Ramën. Ky i fundit 40-vjeçar me origjinë kosovare është gjetur i djegur pasditen e së hënës në bagazhi i një Range Rover.

Hetuesit spekulojnë se Mossali iu drejtua Ramës për shkak se ishte në vështirësi ekonomike dhe do të kishte marrë disa shuma parash me disa këste. Borxhi që nuk ishte në gjendje ta shlyente. Sipas rikonstruksionit të hetuesisë, të dy do të ishin takuar të hënën në punishten e mekanikut. I cili kishte në mendje një plan të mirëmenduar: të vriste Ramën dhe ta zhdukte.

Në makinë, së bashku me trupin, Mossali ka ngarkuar edhe bidonët e benzinës që do të ishin përdorur për të fshirë të gjitha gjurmët. 

Mekaniku 53-vjeçar nga Palazzolo, me rekord tw pastër kriminal, pak para se të ndalohej, përsëriti se nuk e kishte vrarë Nexhat Ramën. Po ashtu, autori i dyshuar ka dalë me një alibi: Në momentin kur ka ndodhur krimi ishte duke drekuar me familjen. Por bashkëshortja dhe djali i tij e mohuan, duke thënë se ai nuk ka qenë me ta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit