Policia britanike ka arrestuar 4 shqiptarë pasi e kishin kthyer banesën e tyre në shtëpi bari, në një ndërtesë pak metra larg gjykatës.
Sipas mediave britanike, shqiptarët u pikasën pasi i kishin shkaktuar shtetit një dëm prej 11 mijë paund në ditë duke vjedhur energjinë elektrike.
Gjykata shpalli fajtor shtetasit: Nikolin Progni 29 vjeç, Klaudio Lekndreaj 42 vjeç, Klaurent Lena 28 vjeç dhe Andrea Vukaj 22 vjeç.
Shqiptarët ishin kujdesur që ndërtesa të ruhej brenda dhe jashtë nga kamerat. Gjatë operacionit policia pa se një pjesë e dhomave ishin në errësirë ndërsa të tjerat ishin përshtatur për kultivim.
Të arrestuarit kishin përshtatur dhoma banimi, me shtretër, një tavolinë dhe garderobë; si dhe një kuzhinë.
Kishte gjithashtu filtra karboni, dhe një furnizim të bollshëm të lëndëve ushqyese për rritjen e fidanëve. Pjesë të tjera të ndërtesës iu dedikuan pajisjeve të paketimit.
Vlera e 778 rrënjëve kanabis të sekuestruara arrinte deri në 1.6 milion paund.