Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e djeshme në Greqi, ku ka humbur jetën një 80-vjeçar.
Ai kishte hipur në çatinë e shtëpisë për të rregulluar tjegullat dhe më pas ka gjetur vdekjen në rrethana të dyshimta.
Disa nga tjegullat e shtëpisë ishin dëmtuar nga shiu, ai u ngjit për ti rregulluar ato, por nuk zbriti më. Kjo ngjalli dyshimet dhe u kërkua ndërhyrja e policisë. Pasi erdhën në vendin e ngjarjes, efektivët e policisë dhe stafi i ndihmës së shpejtë konstatoi se i moshuari kishte ndërruar jetë.
Ngjarja mbet e dyshimtë, pasi i moshuari nuk është rrëzuar dhe nuk kishte shenja lëndimi në trup. Trupi i tij është dërguar për ekspertizë mjekoligjore, dhe ende nuk ka asnjë pistë hetimi.