-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VIDEO-Mbaron saga e “skifterit” të biçikletave, policia e kap mat

Kryesoret

Rreth 22 biçikleta të vjedhura janë sekuestruar gjatë një operacioni policor në kryeqytet. Erjon Korteshi është vënë në pranga, pasi nuk ishte hera e parë që ai bënte të tilla vjedhje.

Sipas policisë, 40-vjaçari është ndihmuar nga 2 bashkëpunëtorë.

Njoftimi i policës

Sekuestrohen 22 biçikleta të dyshuara të vjedhura.

Organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Twenty two”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi:

– E. K., 32 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim, i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale.

Gjithashtu, u shpallën në kërkim bashkëpunëtorët e tij, shtetasi F. B. dhe E. B.

Në vijim të veprimeve u procedua penalisht, në gjendje të lirë, shtetasi A. D., 50 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.

Shtetasi E. K., më datë 02.09.2022, është kapur në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në rrugën “Nikolla Lena”, duke vjedhur biçikletën e shtetasit I. D.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasit F. B. dhe E. B., gjatë vitit 2022, kanë vjedhur 22 biçikleta në zona të ndryshme të Tiranës, të cilat më pas ia kanë shitur shtetasit A. D.

Gjatë kontrollit të ushtruar në një ambient në administrim nga shtetasi A. D., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 22 biçikleta të dyshuara të vjedhura.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera, që mund të jenë kryer nga këta shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit