Policia thotë se piloti i një aeroplani të vogël që ka qenë duke ftuturuar mbi Tupelo në Misisipi kërcënoi të përplaset me një dyqan Walmart.
Departamenti i policisë bëri të ditur se dyqani dhe disa të tjerë rrotull tij janë evakuuar.
Policia arriti të kontaktojë drejtpërdrejt me pilotin. Avioni po fluturonte në zonë prej orës 5 të mëngjesit të së shtunës dhe qëndroi në ajër më shumë se katër orë.
Guvernatori i Misisipit Tate Reeves tha se forcat e rendit po ndjekin nga afër situatën e rrezikshme.
Mediat amerikane thonë se aktualisht autoritetet e kanë humbur kontaktin me pilotin dhe nuk e dinë vendndodhjen e avionit.