Një sherr në familje është bërë shkak për burgosjen e një 42-vjeçari shqiptar në Itali.
Kunata e tij e ka denoncuar në polici pasi një zënke që ky i fundit kishte me bashkëshorten e tij. Ai ishte në gjendje të dehur.
Po ashtu ai është konfliktuar dhe me policinë, ku ka dhunuar njërin nga efektivët, pasi ky i fundit tentoi ti vendos prangat.
Policët i ranë në mënyrë këmbëngulëse ziles së derës dhe në momentin që e hapi shqiptari dukej i inatosur.
Ai shqiptonte vazhdimisht fraza të pakuptimta dhe përsëriste se ishte ai zoti i shtëpisë.
Shtëpia e tij ishte përmbysur dhe nuk kishte njeri brenda.
Gruaja e tij së bashku me tre fëmijët u gjet nga agjentët në rrugë duke qarë.
Ajo tha se burri ishte kthyer në shtëpi i dehur dhe mes tyre kishte lindur një debat i ashpër që më pas e kishte detyruar të largohej nga shtëpia me fëmijët.