Rita Ora, këngëtarja me famë botërore, ndodhet në Tiranë. Ajo ka zhvilluar një bashkëbisedim me të rinj, studentë të Liceut Artistik të Tiranës.
Rita Ora ka treguar se të rinjtë duhet të tregohen të durueshëm për të arritur gjëra të mrekullueshme, ndonëse është e vështirë.
“Unë kurrë s’kam ndaluar së ëndërruari”, është shprehur këngëtarja Rita Ora, ndërsa ka këshilluar të rinjtë që të mos heqin dorë dhe të realizojnë ëndrrat e tyre.
Gjithashtu ajo zbuloi se në janar do të publikojë albumin e saj dhe se do të pjesë e një filmi.
Rita Ora do të bëjë një koncert më 6 shtator në Tiranë, ku hyrja do të jetë e lirë.