Një tragjedi është shmangur nga autoritet franceze në Kanalin Anglez. Disa gomone me 190 emigrantë të ilegal po përpiqeshin të hynin në Britaninë e Madhe dhe u rrezikuan nga mbytja.
Ato u shpëtuan nga autoritet franceze.
Natën e së premtes deri të shtunën, një varkë patrulluese e marinës franceze shpëtoi rreth gjashtëdhjetë emigrantë në brigjet e Zuidcot, thanë autoritetet.
Në një operacion të dytë në mëngjes, ata shpëtuan rreth pesëdhjetë emigrantë të tjerë që ishin në rrezik në Em-de-Marc (Pas-de-Calais). Anijet e mbytura u tërhoqën në portin e Calais.
Gjithashtu, xhandarmëria franceze shpëtoi 47 persona në brigjet e Lefrencook dhe i çoi në portin e Dunkirk. 29 të tjerë u shpëtuan gjatë ditës dhe u dërguan në Boulogne-sur-Mer , sipas autoriteteve.
Në total, pothuajse 190 njerëz u shpëtuan në më pak se 24 orë, bënë të ditur francezët.