Një punonjës i OKB-së, u rrëmbye nga Al Kaeda në fillimit të shkurtit në Jemen. Së fundmi grupi xhihadist ka publikuar një video në rrjet nga rrëmbimi i këtij të fundit.
OKB – ja kishte njoftuar në shkurt se pesë nga punëtorët e saj që ktheheshin në Aden pas një “misioni në terren” ishin rrëmbyer në provincën Abyan.
Jemeni është goditur nga konflikti i armatosur që nga viti 2014 midis forcave qeveritare, të mbështetura nga një koalicion i udhëhequr nga Arabia Saudite fqinje, dhe rebelëve shiitë Houthi, të mbështetur nga Irani. Organizata të ndryshme të armatosura, veçanërisht Al-Kaeda, veprojnë gjithashtu në vend.
Në video, një burrë që thotë se emri i tij është Akam Sofiol Anam, dhe sipas SITE është “Drejtori i Sigurisë së Kombeve të Bashkuara” në Jemen, i lutet punëdhënësit të tij që të plotësojë kërkesat e grupit xhihadist, të cilat ende nuk dihen.
Pengu thekson se jeta e tij dhe e kolegëve është në rrezik dhe shton se vuan nga “një problem shumë i rëndë shëndetësor që kërkon kujdes urgjent” .