Roma është turpëruar në ndeshjen e javës së pestë të Serie A në transfertë ndaj Udineses.
Të zotët e shtëpisë triumfuan me rezultatin e pastër 4-0 duke i dhënë leksion trajnerit kryeqytetas, i cili njihet për lojën e tij mbrojtëse.
Në këtë ndeshje, Romës i mungoi mbrojtësi shqiptar Kumbulla, ndërsa skuadra vuajti shumë lojën e shpejtë të futbollistëve të Udineses.
Udoxhi 5′, Samarxhiç 56′, Pereira 75′, Lovriç 82′ ishin autorët e golave.
Pas 5 ndeshjeve të para, Roma mban vendin e pestë me 10 pikë.