Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se ndodhet në Abu Dabi, ku ka zhvilluar një vizitë për të shprehur solidaritetin e Shqipërisë me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe presidentin Sheikh Mohammed bin Zayed.
Në një postim në rrjetet sociale, ai theksoi se vizita vjen në një periudhë të vështirë për vendet e Gjirit Arabik, duke shpresuar se ato do të dalin më të forta përballë tensioneve dhe sfidave.
Rama theksoi se Emiratet e Bashkuara Arabe janë bërë “shënjestër e një konflikti dhe hakmarrjeje të verbër”, dhe se qëllimi i tij është të ofrojë mbështetje dhe solidaritet të drejtpërdrejtë.









