Detaje të reja kanë dalë në lidhje me tragjedinë që tronditi Greqinë këtë të diel, nga shpërthimi i gazit në një fabrikë peshku në Prevezë.
Sipas informacioneve të para, shpërthimi është shkaktuar nga një shishe propan, rreth orës 15:30, kur dy punëtorë, një me origjinë greke dhe një me origjinë shqiptare, po kryenin punimet e saldimit me oksigjen në vend.
Viktima me origjinë greke quhet Gjerasimos Faturos, 39 vjeç, baba u tre fëmijëve të vegjël.
Gerasimos Fatouros, 39 vjeç ishte një prej viktimave të shpërthimit të bombolës së gazit në një fabrikë peshku në Prevezë, Greqi.
Ai ishte baba i tre fëmijëve, 10, 6 dhe 5 vjeç.
Gerasimos Fatouros u nda nga jeta teksa po kryente saldime në fabrikë së bashku me një 40 vjeçar me origjinë shqiptare, identiteti i të cilit nuk dihet ende.