Kryetari i grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj në deklaratën e parë pas mbledhjes së grupit në nisje të sesionit të ri parlamentar vendosi objektivat. Ai tha se tre janë prioritetet;
Reforma legjislative;
Mbrojtja e interesit të qytetarëve;
Kontrolli parlamentar.
Deputeti demokrat tha se PD ishte e çoroditur sesionin e kaluar dhe se tani duhet të kthejë sytë për të parë dhe dëgjuar hallet e popullit.
Ai kërkoi nga qeveria miratimin e paketës së dytë anti-krizë.
Nesër, deklaroi ai, do të çohen në Gjykatën Kushtetuese ligjet mbi të cilat funksionon Bordi i Transparencës për vendosjen e çmimeve të karburanteve.