-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta çon ligjin në Kuvend: Rritje page për punonjësit

Kryesoret

Sot fillon Kuvendi. Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta njoftoi se do të depozitojë në Kuvend këtë sesion parlamentar një projektligj për rritjen e pagës së administratës publike sa herë ka rritje ekonomike.

“Jemi këtu në çeljen e sesionit të ri të Kuvendit. Pikërisht duke i bërë të ditur se projektligji që kanë nënshkruar deputetët e Partisë së Lirisë për indeksimin e pagës së punonjësve të administratës publike do të depozitohet në Kuvend.

Qëllimi i këtij projektligji është vendosja e rregullave për të garantuar rritjen e pagës kur ekonomia ka rritje pozitive.

Parashikohet edhe vendosja e një rregulli për të mbrojtur ata nga rritja e çmimeve. Pagat nuk janë indeksuar sipas inflacionit. Paga bazë minimale mujore shërben si shkallë e pagës në të gjithë vendin”, tha Meta.

Meta dënoi edhe njëherë prishjen te Prestige Resort në pronësi të biznesmenit Irfan Hysenbelliu.

“Të bashkohemi për të shporrur sa më parë një regjim banditesk që dhunon pronën, bën shantazh ndaj medias dhe bën terror në kulmin e sezonit turistik” tha ai.

Eksperti i ekonomisë pranë Partisë së Lirisë, Petraq Milo sqaroi detajet.

“Ne propozojmë që 1/3 e rritjes reale të ekonomisë të shkojë për rritjen e pagës reale. Kjo do mundësojë që të respektohet parimi i së drejtës të ço punonjësi që paguan taksa.

Sa i përket pjesës së indeksimit, duhet të konsiderohet një detyrim. Propozimi është që indeksimi i pagës të bëhet çdo 1 korrik në bazë të inflacionit të vitit paraardhës.

Kjo nuk pengon qeverinë të bëjë lëvizje të tjera për rritjen e pagës minimale”, tha Petraq Milo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit